Daut Haradinaj ka thënë se Komuna e Deçanit është me atë që ka qenë gjithmonë dhe ashtu do të mbetet – duke aluduar në partinë prej nga vjen ai, AAK.
Haradinaj këtë e ka thënë si kundërpërgjigje ndaj sekretarit organizativ të Vetëvendosje, Dardan Molliqaj që ka thënë se Deçani është me Lëvizjen e drejtuar nga Albin Kurti.
“Albin Kurti është i Kosovës nuk ka të keqe edhe të jetë, por në bazë të votave është dëshmuar diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj.
Madje, Haradinaj përmend edhe që ka lidhje familjare me Molliqajn.
“Ai djalë po koritet, pasi kam lidhje familjare me të. Ai po koritet me mua dhe Ramushin”, ka shtuar Haradinaj duke përmendur të mirat që ia ka bërë”, ka thënë Haradinaj për Molliqajn
Më tej Haradinaj në Info Magazine ka thënë se nuk janë pishman për koalicionin me PDK.
“Është një dëshmi e mirë dhe pjekuri politike, është një dëshmi se nuk duhet pasur hatërmbetje, por duhet gjetur gjuhë komunikimi dhe bashkëpunimi”, ka shtuar Haradinaj.
Dembele ndëshkonë Liverpoolin në “Anfield Road”
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Apple publikon iOS 26.5 beta 2 për iPhone
Gjurmët 210 milionë vjeçare të dinozaurëve tronditin shkencë...
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...