Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se edhe seanca e sotme konstituive do të zgjasë shkurt.
Kjo pasi sipas tij, kandidati për kryetar të Kuvendit mbetët e njëjta.
“Duket se do të jetë shumë shkurt, do të jetë i njëjti kandidat, dhe opozita e ka propozuar ndërrimin e kandidatit. Jemi të gatshëm nëse do të jenë dy emra të tjerë, por kjo i takon mazhorancës”, tha ai para mediave.
Tutje, Haradinaj thotë se VV-ja nuk do që të ketë zgjidhje, por të ketë bllokadë.
Madje ai shprehu gatishmërinë e tij për zgjidhje sa më të shpejtë.
“Jemi për zgjidhje të shpejtë, situata është e papranueshme”.
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...