27 mijë e 573 persona kanë hyrë në Kosovë vetëm të shtunën.
Festat e fundvitit kanë bërë që ky numër i madh i mërgimtarëve t’u drejtohen rrugëve të gjata për në Kosovë.
E gjithë kjo që të jenë afër të dashurve të tyre dhe në vendin ku janë rritur në atmosferë festive.

Në bazë të të dhënave që ka siguruar Indeksonline nga Drejtoritë Rajonale të Departamentit të Policisë Kufitare, në vikend kanë hyrë 52 mijë e 257 persona.
Ndërsa 2 mijë e 929 këmbësor kanë hyrë nëpër pikat kufitare në Kosovë.

Ky ritëm i mërgimtarëve nuk u ndal as të hënën.
Sipas të dhënave 24 mijë e 672 mërgimtarë kanë hyrë në vend të hënën.

E për këtë janë krijuar kolona të gjata këto ditë në pikat kufirtare.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikëkalimi duhet të pritet një orë, ndërsa për të dalë pritjet janë 15 minuta.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...