Dardan Krivaqa dënohet me 8 muaj burgim, akuzohej se kishte detyruar të dëmtuarin t’i japë para
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Dardan Krivaqa.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja e çështjes Hakile Ilazi, i akuzuari Krivaqa u dënua me 8 muaj burgim për veprën penale “Detyrimi” nga neni 267, paragrafi 1 të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari po ashtu është obliguar që të paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 20 euro, si dhe 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.
Sipas aktakuzës, më 14 nëntor 2012, rreth orës 16:20, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, me forcë dhe me kërcënim serioz e kishte detyruar të dëmtuarin Besnik Qorolli që të veprojë në dëm të pasurisë së tij.
Aktakuza thotë se përmes kërcënimit se “kam me të mbyt ty, nënën dhe babain nëse nuk më jep para”, kishte shkaktuar shqetësim dhe ankth te i dëmtuari dhe i njejti ishte detyruar që të veprojë kundër pasurisë së tij dhe të pandehurit t’i japë këpucët, dy Play Station dhe gjëra tjera të ndryshme materiale.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 267, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...