Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritursot në një takim udhëheqësin e departamentit të tregtisë në ambasadën rajonale të Danimarkës në Kroaci, Zharko Mashanoviq, i cili mbulon edhe Kosovën.
Në këtë takim është diskutuar për projektet e MMPH-së në fushën e mjedisit dhe planifikimit, shkruan arbresh.info.
Mashanoviq përgëzoi ministren Reshitaj për punën dhe angazhimin e saj sa i përket përmirësimit dhe ruajtjes së mjedisit.
Ministrja potencoi prioritetet e saj dhe të MMPH-së për eliminimin e deponive ilegale dhe krijimin e deponive të reja legale, ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan si dhe fushën e planifikimit hapësinor.
Po ashtu në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës në fusha të ndryshme e në veçanti në ato të planifikimit pasi që Danimarka llogaritet ndër shtetet që e ka shumë mirë të rregulluar këtë fushë.
Ministrja Reshitaj shprehu interesimin e saj për bashkëpunim dhe mbështetje të shteteve skandinave./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...