Në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Mitrovicës, më 15 janar, ka ndodhur një incident gjatë të cilit janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Sipas njoftimit të Spitalit të Mitrovicës, sulmi ka ndodhur në momentin kur stafi po siguronte respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe ndalimin e qasjes për persona të paautorizuar.
“Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor. Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, si dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet shpejt, në përputhje me ligjin”, kishte thënë spitali.
Pas këtij rasti, stafi mjekësor i Spitalit të Mitrovicës ka mbajtur protestë në shenjë reagimi ndaj dhunës, ndërsa organet kompetente janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të incidentit.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga momenti i incidentit.
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...