Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka vizituar qendrën e thirrjeve të shërbimit votues.
Daka njoftoj lidhur me procesin e kontaktimit përmes telefonit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, raporton arbresh.info.
Valdete Daka tha se, deri më tani janë lajmëruar 8000 qytetarë dhe janë verifikuar.
“Procesi është duke u zhvilluar në rregull janë 25 linja që funksionojnë pa ndërpre punojnë deri në ora 12 të natës këta djem e vajza. Qytetarët janë duke u lajmëruar. Një proces që është duke u kryer nga KQZ-ja është duke u kritikuar. Deri më tani janë lajmëruar 8000 qytetarë janë verifikuar dhe janë duke u lajmëruar. Dhe ne do ti thërrasim deri të lajmërohen”, tha ajo./arbresh.info/
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri