Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, suksesin e vet më të madh të vitit 2018 e mendon atë që “12 vende të botës me nota verbale e kanë konfirmuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës”.
Siç përcjell agjencia e lajmeve FoNet, ai ka paralajmëruar tërheqje të reja të njohjes së Kosovës edhe në vitin 2019.
Daçiq në vazhdim ka thënë se nuk do të heqë dorë nga “song diplomacia”, këndimi i tij solo para zyrtarëve ndërkombëtarë.
Ka paralajmëruar se tashmë e ka përgatitur reportorin e këngëve për kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili në Beograd shkon më 17 janar.
Duke përmbledhur ato që ai i ka quajtur suksese të veta në vitin 2018, Daçiq ka thënë se i ka pasur 44 vizita jashtë shtetit, i ka pritur 29 zyrtarë ndërkombëtarë dhe i ka bërë 1.024.338 kilometra rrugë.
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë