Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, njëherësh aleat kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka sugjeruar kompromis për ta përfunduar konfliktin për Kosovën.
Duket se Kosova do të jetë njëra nga çështjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian.
“Të gjithëve u duhet zgjidhja e përhershme e konfliktit serbo-shqiptar, e te ai mund të arrihet vetëm me marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve, ku secili do të fitonte dhe humbte diçka”, shkruan Daçiq në një artikull autorial të botuar sot në të përditshmen beogradase, Veçernje Novosti.
“Kjo është ideja e kompromisit historik dhe e të drejtës etnike”, shkruan Daçiq dhe shpjegon kjo është “ideja e caktimit të kufijve në atë që është serbe dhe shqiptare dhe normalizimi i raporteve tona, sigurimi i trashëgimisë ortodokse serbe me formimin e bashkësive të pavarura të manastireve sipas një modeli grek, pastaj Bashkësia e komunave serbe për serbët në jug, kompensimi financiar për pasurinë e uzurpuar shtetërore dhe private”.
Zoti Daçiq, këtë artikull e ka shkruar në periudhën kur para një kohe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është angazhuar për një dialog të brendshëm lidhur me Kosovën.
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...