Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka vlerësuar se qëllimet maksimaliste të Kosovës, e cila, sipas tij, krahas njohjes së pavarësisë e do edhe Preshevën e Bujanocin, janë pengesat kryesore për arritjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës.
Ai për RTS ka thënë se aktualisht është e pasigurt të thuhet se kur do të arrihet marrëveshja kornizë në bazë të së cilës do të zgjidheshin marrëdhënie me Kosovën.
“Personalisht mendoj se ndarja është zgjidhje, për këtë gjë flas tash e dhjetë, për këtë ka folur edhe Dobrica Qosiqi e nuk është tradhtar, për të ka folur edhe Zoran Gjigjiqi. Dikush thotë se me këtë qëndrim ai ka shkaktuar zemërimin që më pas ka përfunduar me sulm”, ka thënë Daçiq.
Qosiq, shkrimtar dhe nacionalist serb me qëndrime shumë të qarta kundër shqiptarëve dhe Kosovës, ka vdekur në vitin 2014, Zoran Gjingjiq, u vra në Beograd derisa ishte kryeministër i Serbisë në marsin e vitit 2003.
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...