Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se disa vende të BE-së po luajnë një lojë të dyfishtë dhe nuk duan të arrijnë një marrëveshje mbi Kosovën, në të cilën ata nuk janë një faktor kryesor.
Ai njëkohësisht ka theksuar se e mirëpret përfshirjen në rritje të Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga vizita në Beograd e zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Politike, David Hale në Beograd dhe nëse Washingtoni merr primatin në negociata, tha se përfshirja e SHBA-ve nuk mund të zëvendësojë procesin e negociatave, por që mund të ndihmojë me zhbllokimin e saj, nëse taka hiqet, transmeton Klan Kosova.
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku
Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për...
Vdes në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretari i përgjithshëm ...
Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare `Future Indust...