Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë gjatë ditës së sotme se nuk do të lejoj që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.
Po ashtu ai ka thënë se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.
“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç në një intervistë për Srna.
Deklarata të tilla nga Daçiq janë dhënë vazhdimisht, shkruan Gazeta Express.
Madje në kohën sa ai ishte në krye të MPJ’së serbe, ai ka lobuar vazhdimisht që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...