Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, pretendon se ka shumë njerëz të cilëve sipas tij nuk u pëlqen suksesi i diplomacisë serbe dhe se po sipas tij, tanimë një numër i vendeve janë duke shqyrtuar qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.
“Na kërkohet që të ndalojmë lobimin për tërheqjen e njohjes, por në të njëjtën kohë, Prishtina me mentorët e tyre vazhdojnë lobimin për e njohjen e Kosovës. Kjo nuk do të funksionojë”, citohet të ketë thënë Daçiq për “Novosti”.
Një deklaratë e tillë e tij, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ka ardhur pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se është kërkuar nga Beogradi “armëpushim” në lobimin për vendet individuale në tërheqjen e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Unë nuk e di në çfarë rrethana të tjera do të duhej për të arritur një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, veçse në paqe. Është e qartë se Haradinaj po e humb durimin dhe po e përmend luftën”, ka thënë Daçiq për” Novosti”.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...