Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë Ivica Daçiq, ka takuar sot ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.
Ministrat Daçiq dhe Lavrov thanë se një nivel i përbashkët i besimit dhe dinamikën e lartë të kontakteve ruso-serbe tregojnë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në rritje dhe produktive.
Në takim u tha se janë diskutuar çështjet aktuale të bashkëpunimit dypalësh, thellimin e lidhjeve dypalëshe në të gjitha fushat, si dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare.
Ministri Daçiç shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e qëndrueshme dhe të vazhdueshme të Federatës Ruse ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë.
Në fund të takimit, Ministri Lavrov i dorëzoi kreut të diplomacisë serbe një triko të ekipit të futbollit të Federatës Ruse.
Ministri Daçiq e falënderoi dhe i dëshiroi shumë sukses për ekipin kombëtar të Rusisë në vazhdimin e Kampionatit Botëror, thuhet në një deklaratë./arbresh.info
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...