Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq po qëndron në Bruksel. Atje ai ka kërkuar që Serbia, pas Malit të Zi, të shpallet lidere e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve europiane.
Duke folur për këtë proces të Serbisë, ai e ka përmendur edhe Kosovën.
Ai ka përkujtuar se si kryeministër i Serbisë në vitin 2012 ka filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në të cilin sipas tij, liderët politikë të Serbisë kanë deponuar kredibilitetin e vet.
“Ju siguroj se Beogradi mbetet i sinqertë në këtë proces dhe këtë gjë ai e ka dëshmuar disa herë me zbatimin e marrëveshjeve”, citon FoNet të ketë thënë Daçiq.
Në të njëjtën ai ka akuzuar se “asnjë përparim nuk është arritur në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, edhe pse, sipas tij, “mu kjo çështje ka dominuar në dispozitat e Marrëveshjes së Brukselit”.
Ai ka shtuar se është e domosdoshme që “edhe pala tjetër të marrë përgjegjësi dhe të fillojë së përmbushuri premtimet”.
“Jam i bindur se i gjithë Unioni e përkrah Beogradin në këtë qëllim pa marrë para sysh qëndrimet e ndryshme të vendeve anëtare për statusin ndaj Kosovës”, ka thënë Daçiq./Koha.net/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...