Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka vlerësuar si “gënjeshtër të madhe” pretendimet e mediave se Serbia ka pezulluar fushatën për tërheqjen e njohjes së Kosovës.
“Serbia nuk e ka ndalur fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës dhe as nuk do të ndalet nëse të gjithë të tjerët nuk ndalojnë fushatën për njohje”, ka thënë Daçiq.
Deklarata e tij vjen si përgjigje të një shkrimi të Radio Evropa e Lirë se Serbia ka pezulluar fushatën, duke cituar burime diplomatike pa emër në Bruksel.
“Serbia ka thënë publikisht për vite me radhë se do të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjes vetëm nëse të gjithë të tjerët ndalojnë fushatën për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Meqenëse nuk është kështu, Serbia nuk e ka ndaluar fushatën e tërheqjes së njohjes së Kosovës. Kur ata të ndalojnë, do të ndalemi edhe ne”, ka thënë Daçiq në një prononcim për Tanjug.
Sipas REL, duke u thirrur në një burim të lartë diplomatik pa emër në BE se “palët në Serbi, si pjesë e një vullneti të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, kanë rënë dakord të mos vazhdojnë këtë fushatë”.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...