Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar se lufta për Kosovën ka qenë segmenti më i rëndësishëm i punës së departamentit të tij në gjashtë muajt e parë dhe se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Çdo ministri, secili prej nesh anëtarët e qeverisë, e ka Kosovën në radhë të parë të angazhimit të saj, sepse është pa barazi çështja jonë më e rëndësishme shtetërore. Kosova është çështje e brendshme e jona. Cenimi i sovranitetit dhe integritetit tonë territorial është gjëja më e vështirë që mund t’i ndodhë çdo vendi dhe ka të bëjë shumë me faktorë të jashtëm”, tha Daçiq për Tanjug, transmeton Arbresh.info.
Ai e përmendi sërish Marrëveshjen e Brukselit. Sipas tij kanë kaluar 10 vjet nga miratimi i saj dhe se ende nuk është formuar Asociacioni I komunave me shumicë serbe.
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...