Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë takimit që e pati dje me këshilltarin e Presidentit të SHBA’së, Donald Trump, ka thënë se John Bolton është shprehur se SHBA’ja është e gatshme të dëgjojë propozime të reja për çështjen e Kosovës.
Daçiq thotë se këshilltari i Donald Trump i ka thënë atij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dëgjojnë “argumentet e Serbisë” për Kosovën, siç thotë Daçiq.
Daçiq beson se ndryshimi i madh që erdhi në administratën amerikane, vije deri te kjo deklaratë e këshilltarit të Trump.
“Deri dy vjet më parë, kur flisja me dikë, thonin se kjo është çështje e zgjidhur, por tani ata thonë se duhet të ketë një kompromis”, tha Daçiq në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Siç tha Bolton, ai vetë e përdori këtë term, se politika e jashtme amerikane në periudhën e mëparshme, domethënë para Trumpit, ishte drejtuar nga disa autopilota”, u shpreh Daçiq t’i ketë thënë Bolton.
“Për herë të parë, këtu i citoj fjalët, ata janë të gatshëm të dëgjojnë zgjidhje krijuese për problemet e mundshme, duke përfshirë Kosovën. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ne, dhe është shumë e rëndësishme të ketë konsensus në Washington”, tha Daçiq./Express/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...