Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, ka thënë se Kosova ka filluar një aksion për njohje të reja.
Në një intervistë për televizionin TV Kurir, përcjell arbresh.info, Daciq ka thënë se aksioni i Kosovës për njohje të reja nuk do të jetë i suksesshëm dhe se ka kohë që nuk ka asnjë shtet të ri që e ka njohur Kosovën.
“Unë mendoj se pesë vendet evropiane që nuk e njohën Kosovën nuk do ta bëjnë këtë as tani. Ata janë në pritje të përfundimit të dialogut dhe të shohin se cila do të jetë marrëveshja politike mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Daçiq
Daciq gjithashtu ka thënë se serbët në Kosovë janë të sigurt dhe se KFORI-i nuk mund të garantojë ë se nuk do të ketë arrestime dhe hyrje të policisë në veri, sepse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënimi më i madh për dialogun dhe paqen.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mendon se duhet të bëjmë ndonjë dialog, por Serbia duhet ta njohë vetëm Kosovën dhe të pranojë mosekzistencën e Bashkimit të Komunave Serbe”, tha Daçiq për TV Kurir, shrkuan N1, transmeton arbresh.info.
Ditëve të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, kishte thënë se disa shtete kanë hequr njohjen e shtetit të Kosovës, mirëpo disa ambasador të Kosovës në ato shtete kanë vërtetuar se Vuciq është duke manipuluar, ku edhe pas kësaj erdhi edhe konfirmimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.. /arbresh.info/
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...