Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 1 mijë e 765 raste të reja të infektuar edhe 5 viktima si pasojë e COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim 17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.
Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.
Në total numri i rasteve aktive është 10.183./arbresh.info/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...