Në kuadër të vizitës zyrtare në Oslo, Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është pritur sot në takim nga ministri për Zonën Ekonomike Evropiane dhe për Çështje të BE-së dhe njëherit Shefi i Stafit të kryeministrit të Norvegjisë, Vidar Helgesen.
Çollaku ka falënderuar shtetin e Norvegjisë për mbështetjen që i ka dhënë në vazhdimësi shtetit të Kosovës si dhe e ka njoftuar ministrin Helgesen për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe me progresin e shënuar në procesin e integrimit evropian.
“Ministri Çollaku e ka informuar ministrin Helgesen për procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për arritjet në procesin e liberalizimit të vizave me qëllim që qytetarëve të Kosovës tu mundësohet lëvizja e lirë pa viza në BE dhe zonën Schengen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Në këtë njoftim thuhet se dy ministrat kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes të dyja shteteve si dhe për përkrahjen zhvillimore që mund t’i ofrohet Kosovës nga Norvegjia.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...