Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, konsideron se secili veprim i zhvilluar në tryezën e bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, është i analizuar dhe hulumtuar mirë.
Derisa ka diskutuar çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, Çollaku në Zona B theksoi se procesi i dialogut ka qenë i domosdoshëm për të eliminuar disa skenare të rrezikshme për vendin.
”Në dialog asnjëra palë nuk mund të shtrojë një temë një anshëm pa harmonizimin e palëve të tjera”, ka thënë Çollaku.
”Nëse kthejmë kokën prapa dhe shikojmë arritjen e marrëveshjes së vitit 2013, tani mund të themi se ky proces i dialogut ka qenë i domosdoshëm”, ka thënë ai.
”Në këtë takim ka pasur mospajtime, por qëndrimi ka qenë shtetëror”, ka shtuar tutje ai.
”Kosova është e gatshme dhe mbetet e përkushtuar për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe obligative”.
”Qasja gjithnjë ka qenë shtetërore dhe divergjenca ka qenë simbolike”.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin