Çka po ndodhë me ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë?

09:23 | 18 Maj 2017
M. A.

Po bëhen pesë vite që prej vënies së gurëthemelit për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë. Mirëpo, që atëkohë nuk është parë as investimi më i vogël në këtë projekt.

Gurëthemeli është puna e vetme që është kryer deri më tani. Ndërtimi po zvarritet, e përgjegjësinë nuk shihet se po e merr askush, shkruan Indeksonline.

Stina e pranverës ishte shpresa që do ta bënte me xhami Prishtinën. Të paktën kështu deklaruan në Bashkësinë Islame të Kosovës para tre muajsh.

Mirëpo as në pranverë, Prishtina nuk u bë me xhaminë e premtuar prej vitesh. Ndërtimi i xhamisë pritet të filloj në pranverë ashtu siç deklaruan në BIK.

Një gjë e tillë nuk ndodhi. E as që dihet kur do të ndodh.

Ahmet Sadriu, zëdhënës për informim ka thënë se plani ka qenë për pranverë, mirëpo nuk ka diçka të re në këtë drejtim.

I pyetur se a ka ndonjë datë kur pritet të filloj ndërtimi, Sadriu është përgjigjur se një gjë e tillë do të bëhet zyrtare me kohë.

“ Nuk kem të re kurgjo. Jo, jo s’ka fillu ende ndërtimi. Si të fillon e merrni vesh krejt këtë punë. Se ajo bahet pak ma zyrtare. Na i kanë përzi krejt tash. Prej Komunës së Prishtinës hala s’na kanë dhanë përgjigje”, ka deklaruar zëdhënësi për informim në BIK.

 

Ky projekt është dashur të fillonte qysh në tetor të vitit të kaluar. Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të kushtoj 20 milionë euro. Ndërsa prona për ndërtimin e xhamisë është ndarë nga Komuna e Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme