Deputeti i VV’së Dimal Basha thotë se edhe nëse kryeministri Albin Kurti në vitin e dytë të qeverisjes s’do të pritej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kjo s’do të ishte problem.
Basha thotë se raportet me SHBA prishen nëse kjo qeveri do të lejonte korrupsionin e keqpërdorimet.
“Pak ka rëndësi kjo, zero ka rëndësi, hiq, hiq, hiq”, tha Basha kur u pyet se “çka nëse edhe pas një viti askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e takon Kurtin?”
“A thanë për 200 milionë të gazit i kemi thënë Jo, edhe kjo Fidan për me thënë amerikanski direkt është rren, kanë rrejt”, shtoi ai.
“Pse po mendon se fatin tonë ka me vendos Amerika. Këtë s’po e kuptoj”, pyet Basha.
“Na jemi duke bashkëpunuar me Amerikën. Jemi duke bashkëpunuar me Ambasadën Amerikane. A e ke dëgjuar ndonjëherë Ambasadën Amerikane duke thënë se po mi keqpërdorni taksat e mia”, vijoi Basha.
Kurti pati deklaruar se gjatë muajit maj të këtij viti do të udhëtoj për në SHBA.
“Kur të ndodh (takimi në Shtëpinë e Bardhë) e që unë besoj se do të ndodh, unë veç po ia lë agjendës së vetë”, shtoi Basha./T7/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...