Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, teksa ka bërë që Kosova të mos bie në grackat e kësaj balte.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi!
“Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.
E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.
Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta.
Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët./Arbresh.info
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...