Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se është sulmuar me vezë nga një aktiviste shqiptare në SHBA, e cila e ka quajtur vrasëse për shkak të rastit Dehari.
Kjo ka ndodhur gjatë një bashkëbisedimi në “Denver Women in International Security”, pjesë e së cilës ishte edhe ambasadori Christopher Hill.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të saj:
Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë.
Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj.
Nga fundi i bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi që jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim.
Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin.
Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip.
Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.
Kaq për sonte.
Vlora
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...