Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi dështimit për herë të shtatë të seancës konsituive të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë, Çitaku thotë se është e papërgjegjshme dhe e papranueshme është mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje trajton Kosovën, institucionet dhe qytetarët e saj, shkruan Arbresh.info.
“Përpjekja e vazhdueshme për të degraduar çdo institucion është konstanta e vetme e kësaj lëvizjeje. Nga gurët dhe gazi, deri te kryeneçësia e pakuptimtë, LVV nuk ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar dhe dëmtuar institucionet e këtij vendi. LVV e ka në dorë të zhbllokojë punën e Kuvendit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Lidhur me zhbllokimin e procesit, politikania thotë se një gjë të tillë VV nuk e bën, pasi sipas saj përdorimi i mjeteve normale në politikë dhe demokraci nuk është në traditën politike të saj.
“Nuk e bën, sepse përdorimi i mjeteve normale në politikë dhe demokraci nuk është në traditën politike të saj. Ndërkohë, aferat në fushën e energjisë nuk kanë të ndalur, çmimet rriten çdo ditë, e ne në Kuvend po merremi me ulëse dhe me emra të përveçëm. Turp”, ka shkruar tutje ajo./Arbresh.info/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor