Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryediplomatit Evropian, Josep Borrell, lidhur me ish-presidentin Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se deklaratat e Borrellit, e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së. Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar! Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës”, ka shkruar ajo.
“Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit”, tha Çitaku./arbresh.info/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...