Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet për kryetarë të komunave në 32 komuna, ndërsa certifikimi i rezultateve për 6 komunat të tjera do të bëhet në një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.
Prej numrit të përgjithshëm të komunave që janë certifikuar rezultatet, në 16 komuna mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune më 19 nëntor (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot).
Pjesë e vendimit për certifikim të rezultatit janë edhe 16 komunat tjera ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë (Deçan, Fushë Kosovë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut).
Ndërsa, certifikimi i rezultateve për 6 komunat të tjera do të bëhet në një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.
Në mesin e këtyre 6 komunave janë Obiliqi, Kamenica dhe Istogu, në të cilat sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja do të mbahet raundi i dytë më 19 nëntor.
Kurse, për komunat tjera (Drenas, Junik dhe Partesh), ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë, rezultati i tyre do të certifikohet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat