Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 15 pjesëtarëve të FSK-së, të cilët përfunduan trajnimin në fushën e shëndetit mendor.
Në ceremoninë përkatëse, përveç ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtorit të Departamentit të Mjekësisë, kolonel dr.Xhevdet Tahiraj, ishin të pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, dr.Shaban Mecinaj si dhe ekipi profesional trajnues i klinikës përkatëse.
“Në fjalën e tij, ministri Mehaj theksoi se krijimi i kapaciteteve të profesionistëve të FSK-së për trajtimin e shëndetit mendor, sipas praktikave të ushtrive të vendeve të NATO-s, ka qenë prioritet i tij me fillimin e punës si ministër i Mbrojtjes.
Gjithashtu, ai vlerësoi se për ushtarakun profesionist, sa e rëndësishme është përgatitja profesionale ushtarake dhe shëndeti fizik, po aq i rëndësishëm është edhe shëndeti mendor. “Ndër objektivat e mi, ndër të tjera, është zhvillimi dhe avancimi i politikave në funksion të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies së plotë dhe të përhershme të ushtarakëve tanë”, tha ministri Mehaj”, thuhet në njoftim.

Ministri Mehaj falënderoi ministrin Vitia, dr. Krasniqi e dr. Mecinaj dhe stafin i tij nga Klinika e Psikiatrisë, për krijimin e kapacitetit të parë profesional të FSK-së në fushën përkatëse, duke shprehur interesimin që trajnimi përkatës të jetë modul standard në kuadër të doktrinës së FSK-së, për çka siguroi mbështetje të plotë nga ana e autoriteteve të pranishme shëndetësore.
Ai në fund uroi pjesëtarët e trajnuar duke i udhëzuar që njohuritë e fituara t’i bartin te njësitë dhe kolegët e tyre gjatë shërbimit të përditshëm, stërvitje si dhe operacione brenda dhe jashtë vendit.
Në fjalimet e tyre edhe ministri Vitia, gjeneral Rama, drejtori Krasniqi dhe kolonel Tahiraj, vlerësuan lartë idenë e ministrit Mehaj, të konkretizuar me sukses dhe shprehën pajtueshmërinë e plotë që bashkëpunimi i ndërsjellë, sikur edhe në fushat tjera, të vazhdojë edhe në të ardhmen. /arbresh.info/
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...