Gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të degës së PDK-së në Prishtinë, ish kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Lirak Çelaj, ka adresuar kritika të ashpra kundrejt kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmetit.
Ai tha se nën qeverisjen e Ahmetit, Prishtina po bënë hapa mbrapa, shkruan arbresh.info
“Ne po e jetojmë një qytet pa qeverisje, po e shohim se çka do me thane me qene një qytet pa kryetar. Qyteti po vyshket dhe po bën hapa prapa. Kemi një njeri në pushtet që pranon se ka frik të ballafaqohet me problemet që i ka Prishtina. Qytetarët tani më janë të vetëdijshëm , që alternativa e vetme për ta qeverisur Prishtinën është PDK” tha ai
Çelaj gjithashtu potencoi se pas dështimit nga zgjedhjet e kaluara komunale, ka ofruar dorëheqje, por që nuk i është pranuar nga Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“Nga gara e fundit komunale, edhe si shenjë e përgjegjësie unë edhe kam ofruar dorëheqje tek Kadri Veseli, i cili ka refuzuar” tha ai
Ai gjithashtu uroi edhe kandidatët të cilët do të garojnë për kryetar të dgeës së PDK-së në Prishtinë, ku tha se shpreson që kryetari i degës së Prishtinës, të jetë edhe kryetar i degës së Prishtinës, që t’ia kthej edhe dinjitetin kryeqytetit./Arbresh.info
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...