Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrulla Çeku ka folur për gjendjen e Tregut të Gjelbër në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, ai vlerëson se kushtet elementare nuk janë as afër plotësimit, kurse mbijetesa e tregtarëve në atë ambient është akt rezistence, shkruan Arbresh.info.
“Tregu i Gjelbër i Prishtinës, edhe pse vetëm disa metra larg nga objekti i Komunës, ka përfunduar në gjendje tejet të tmerrshme. Kushtet elementare nuk janë as afër plotësimit, kurse mbijetesa e tregtarëve në atë ambient është akt rezistence. Kjo hapësirë që duhet të shërbejë si pikëtakim i komunitetit nga ku shtëpitë tona furnizohen me të mirat e sofrës, është e pafalshme që të degradojë në gjendjen që ka sot.”, ka shkruar ai.
“Pa humbur kohë, në bashkëpunim me tregtarët, duhet të vendoset mënyra e trajtimit të Tregut dhe intervenimi duhet të fillojë menjëherë.”, shtoi Çeku./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira