Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku vizitoi Rrugën C ku u takua me qytetarët dhe bizneset.
Përmes një postimi në Facebook, Çeku tha se në këtë zonë ndonëse ka zhvillim të shpejt, mungojnë shërbimet bazike për banorët që jetojnë aty.
“Kjo zonë po zhvillohet me ritëm të shpejtë, me ndërtime të shumta, dendësi të lartë të popullsisë, me një energji të re të shpirtit komunitar. Por, përkundër këtij zhvillimi, mungojnë shërbimet bazike për banorët që jetojnë aty”, ka shkruar Çeku.
“Kur ndërtohet pa plan dhe pa kujdes për jetën e përditshme të qytetarëve, krijohen lagje pa çerdhe, pa shkolla e qendra shëndetësore. Kjo duhet të ndryshojë. Me ne, zhvillimi i qytetit do të ecë paralel me nevojat e banorëve”, tha Çeku./Arbresh.info
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...