Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shprehur dhimbjen për humbjen e aktorit të madh Enver Petrovci.
“Sot e ndjeva Prishtinën më të heshtur”, shkroi Çeku në Facebook, duke përshkruar atmosferën emocionale në Teatrin Kombëtar, ku kolegë, miq dhe qytetarë i dhanë lamtumirën një prej figurave më të rëndësishme të skenës dhe filmit shqiptar.
“Ne teatër u mblodhëm për t’i dhënë lamtumirën artistit të madh të skenës e filmit, Enver Petrovcit, ikonës që i dha shpirt teatrit shqiptar dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë. Enveri ishte mjeshtër i skenës, por mbi të gjitha ishte njeri i drejtë dhe i dashur me publikun e tij”, shkroi ministri në detyrë.
Çeku tha se takimet me Petrovcin ishin gjithmonë mësim për jetën, edhe në ditët e fundit të tij.
“Do ta kujtojmë me dhimbje, por edhe me krenari që vendi ynë pati një artist të tillë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Enver Petrovci!”, përfundoi ai.
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...