Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se punimet në stadiumin e Gjakovës po zhvillohen me dinamikë të lartë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se Gjakova dhe Kosova do të kenë një stadium të nivelit ndërkombëtar, i cili do të ofrojë kushte moderne për futbollistët dhe sportdashësit.
“Me dinamikë të lartë po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjakovës. Gjakova dhe Kosova do të kenë një stadium të nivelit ndërkombëtar, i cili do të ofroj kushte moderne për futbollistët dhe sportdashësit. Kemi ndarë nëntë milionë euro për ta përfunduar stadiumin, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. Investimet në infrastrukturë sportive po vazhdojnë dhe nuk do të ndalen, si për nevoja të brendshme, po ashtu edhe në përgatitje për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar ai.
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme