Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili njëherësh është edhe kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, ka theksuar se përkushtimi i tij kryesor aktualisht mbetet në detyrën si ministër.
Duke folur për kandidaturën e tij për të parin e Prishtinës, Çeku tha se procesi është ende në fazën fillestare dhe se përgatitjet për zgjedhjet sapo kanë nisur.
“Detyra ime primare është që të shërbejë si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare të shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdoj të kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës,” tha Çeku.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...