Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka dhënë sinjale të qarta për një angazhim më të madh në kryeqytet, në një kohë kur po përflitet si një ndër kandidatët potencialë për kryetar të Prishtinës.
“Qytetin tonë do ta qeverisim bashkë me ju, me banorët e çdo lagjeje dhe me zërin e secilit qytetar. Prishtinës i duhet një qeverisje që kujdeset për lagjet, që nuk lë askënd pas dhe që e bën jetën më të lehtë e më dinjitoze për të gjithë,” shkroi Çeku./Arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...