Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se gjykata ka refuzuar katër kërkesa sa i përket lirimit të disa të burgosurve për shkak të rrezikut nga infektimi me koronavirus.
“Në kuadër të Planit Operativ “Corona Virus”, Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë propozuar pezullimin e vendimit të dënimit vetëm për persona me gjendje më të rëndë shëndetësore. Aktualisht nga gjykata janë refuzuar katër kërkesa, ndërsa jemi në pritje të vlerësimit të rasteve tjera”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim me publikun, në Shërbimin Korrektuese të Kosovës.
Gjithashtu, kjo qendër bënë të ditur se Planit Operativ “Corona Virus”, parasheh që çdo person i pranuar në institucionet korrektuese, fillimisht i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj kalon në fazën 14 ditore të karantimit, e më pas vazhdohet në vendosjen e rregullt.
Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.
Ditë më parë dy gardianë dhe një infermier në Burgun e Mitrovicës rezultuan pozitiv në testimin për COVID-19. /E.Ballazhi/arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin