Lëvizja “Vetëvendosje” e quan të papranueshme rikthimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Sipas partisë më të madhe opozitare, versioni aktual ka marrë fund me 1 shtator të vitit të kaluar dhe se riprocedimi në Kuvend nuk arsyetohet në asnjë mënyrë.
Deputeti i LVV-së, Driton Çaushi, ka thënë për “Indeksonline” se sjellja e tillë e Qeverisë së Kosovës është treguesi më i mirë se interesi i saj është vetëm avancimi i koncesioneve të dëmshme, që cenojnë rëndë sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës, përderisa vendi ditë për ditë po zhytet në varfëri, mjerim e korrupsion.
“Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është dokumentuar si e gabuar, dhe përderisa ajo i kushton Kosovës me humbje të 8200 hektarëve, natyrisht që s’duhet flitet për të më, pa u kthyer në pikën zero”, ka thënë ai.
Më tej, deputeti Çaushi tregoi se qëndrimi i LVV-së është dhe do të mbetet ai që ka qenë. Pra, sipas tij, demarkacioni në këtë version të mos lejohet asesi të ratifikohet.
“Ne kemi dhënë zgjidhjen tonë përmes një plani pesëpikësh e poashtu edhe në takimet mes subjekteve politike, teksa Qeveria ka treguar vetëm kokëfortësi, arrogancë e destruktivitet. Prandaj, ne kërkojmë që të mos riprocedohet fare në Kuvend një marrëveshje e tillë. Nëse veç ndodh, ne do ta kundërshtojmë që ta pamundësojmë atë, dhe për këtë do të gjejmë format më të efektshme. Për ne gjëja më e rëndësishme është të mbrohet Republika”, ka thënë ai
Ndërsa, Çaushi ka treguar se janë të hapur dhe e shohin të nevojshëm bashkëpunimin jo vetëm mes opozitës, por edhe me shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët. “Tashmë edhe përmes peticionit, edhe përmes protestave, por edhe nga Kuvendi, qeverisë i është bërë me dije se ky demarkacion nuk kalon”, është shprehur ai.
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...