Prokuroria Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit Xh.B. i cili akuzohet për blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.
Në njoftimin e Prokurorisë, ndër të tjera thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në shtëpinë e tij, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substance psikotrope dhe analoge, gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë.
“Po ashtu në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë, një peshore digjitale si dhe katër telefona mobil, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...