Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.I për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe kundër të pandehurit B.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par.1 të KPK-së.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve R.I dhe B.G iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.I në cilësinë e personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe i pandehuri B.G në cilësinë e personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, kishin shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.
Gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri i dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale konform 187/1 nën par 1.2 pika 1.1 lidhur me nenin 183 par. 1 nën par 1.1 të KPPRK-së. Gjykata po ashtu konstaton se është përmbushur kriteri nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 lidhur me nenin 187/1 nën par 1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi që ka arsye për të besuar se të pandehurit mund të ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprës penale si dhe ekziston rreziku i ndikimit në të dëmtuarin dhe në bashkëpjesëmarrës.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
PGMOL shkarkon gjyqtarin David Coote nga detyra pas skandali...
KE: Rritet mbi 100 për qind numri i kërkesave të pabaza për ...
Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi dëmtoi mikr...
Isni Kilaj mbetet në paraburgim, refuzohet oferta për 40 mij...
FIFPro zbulon 11-shen më të mirë të vitit 2024, dominojnë lo...
Kurti priti në takim raportuesin për Kosovën në PE, flasin p...