Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar formimin e menjëhershëm të institucioneve të reja, pas presidentja Vjosa Osmani caktoi datën 15 prill për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se Kosova mundet ma mirë me një qeveri të drejtuar nga Bedri Hamza, e cila sipas tij, do të jetë në gjendje të adresojë efektivisht sfidat e shumta që e presin vendin, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Më 15 prill, Presidentja ka caktuar datën e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, plot 65 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Kosova gjendet sot përballë një sërë sfidash urgjente dhe shqetësuese:
Kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme për shumë familje. Qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri që vendos mirëqenien dhe interesat e tyre në qendër të agjendës së saj.
Siguria publike është përkeqësuar ndjeshëm. Rritja alarmante e rasteve të vrasjeve dhe krimeve të tjera të rënda po cenon seriozisht e sigurin në shoqërinë tonë.
Sanksionet e Bashkimit Evropian që rëndojnë mbi vendin tonë po dëmtojnë subjektivitetin ndërkombëtar dhe po rrezikojnë të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Në këto kushte, formimi i menjëhershëm i institucioneve të reja me një qasje ndryshe nga ajo që kemi parë gjatë katër viteve të fundit është më se i domosdoshëm.
Kosova mundet #mamirë me një qeveri të drejtuar nga Bedri Hamza, e cila do të jetë në gjendje të adresojë efektivisht sfidat e shumta që e presin vendin.
Qytetarët e Kosovës kanë folur qartë me votën e tyre. Tani është koha për veprim institucional konkret dhe të përgjegjshëm./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Osmani cakton 15 prillin si datë për seancën konstituive të Kuvendit
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...