Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim tha se votimi i fshehtë për kancelarin gjerman Merz është i rregullt dhe se krahasimi me situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës nuk qëndron.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Cakolli shkroi se Merz fitoi përmes negociatave, pa ndryshuar procedurat.
Duke shtuar se në Kosovë po tentohet të ndryshohet votimi i hapur, vetëm sepse mungon marrëveshja politike.
“Në Gjermani, votimi i fshehtë për kancelarin është rregull, i përcaktuar shprehimisht, jo një zgjidhje e çastit. Ndërsa, kancelari Merz fitoi përmes negociatave, pa ndryshuar procedurat. Në Kosovë, po tentohet të ndryshohet votimi i hapur – normë që siguron transparencë – vetëm sepse mungon marrëveshja politike dhe votat për kandidaten. Për më keq, kjo po bëhet mes procesit, që është si të ndryshosh rregullat gjatë lojës”.
“Prandaj, krahasimi i situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës me votimin e fshehtë për kancelarin Merz në Gjermani, nuk qëndron! Gjermania do të duhej të merrej si shembull krahasues, vetëm për arritjen e marrëveshjes politike apo diskursit të fushatës”, shkroi ndër të tjerash ai.
Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka ngritur paralele për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, me atë të Bundestagut Gjerman./Arbrsh.info/
LEXO EDHE:
“Me votim të fshehtë” Murati kërkon të merret shembulli i Gjermanisë
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...