Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme pa dekretim të mandatarit.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se pas dështimit të pardjeshëm të votimit për qeverinë, së pari duhet të zhvillohen konsultimet nga Presidentja me partitë dhe siç tha ai, të vendoset se kujt dhe nëse do të jepet mandatari i dytë
“Jo, nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme tani për tani! Derisa të përfundojë kjo procedurë dhe të ketë dekret për mandatarin, Kuvendi nuk ka bazë dhe rrethana për t’u mbledhur për çfarëdo votimi, përfshirë atë të qeverisë. Nënshkrimet që po përmenden nuk kanë efekt juridik jashtë procesit të konsultimeve”.
“Ato mund të shërbejnë vetëm si provë gjatë bisedimeve me Presidenten, në kuadër të “kritereve mbizotëruese”. Për më tepër, mes tjerash (por jo vetëm) për të dëshmuar shumicën nevojiten 61 nënshkrime të verifikuara, jo vetëm 40 sosh për thirrje të seancës. Ngjashëm, seanca e jashtëzakonshme nuk mund të thirret as për ligjin për buxhetin. Detyra e parë dhe e patejkalueshme e Kuvendit pas zgjedhjeve është zgjedhja e Qeverisë, jo miratimi i ligjeve. Mbi të gjitha, vetëm një Qeveri e kësaj legjislature mund të propozojë projektligj për buxhetin”, ka shkruar Cakolli.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...