“Për Tribunale Ndërkombëtare dhe Gjykata Speciale ka nevojë Serbia, për të gjitha mizoritë e kryera në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare”, ka thënë kështu Gent Cakaj, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Shqipëri.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Hagë është takuar edhe me ambasadorin e Kosovës në Holand, Lirim Greiçevci, duke thënë se biseduan mbi të rejat e fundit nga Gjykata Speciale.
“Krimet e luftës në Kosovë janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës, drejtësia vendore. Gjykata Speciale, pra, jo vetëm merr përsipër të hetojë e gjykojë sërish një palë që ka mbyllur kusuret me drejtësinë ndërkombëtare për dy dekada radhazi, por edhe e bën këtë në mënyrë krejtësisht të njëanshme duke vënë në shënjestër vetëm strukturat e UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi. Kjo qasje, pra, s’ka fare lidhje as me të vërtetën, as me drejtësinë. Kaq”, ka shkruar Cakaj.
Cakaj ka thënë se krimet që janë shkaktuar nga Serbia nuk janë hetuar dhe gjykuar.
“Ndërkohë, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar e gjykuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre”.
“Pavarësisht kësaj, duhet theksuar se historinë e Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund ta shkruajë askush! Mbështetje e solidaritet i plotë i Shqipërisë me Kosovën në këto rrethana jo të lehta për krejt kombin shqiptar”, ka shkruar Cakaj.
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve