Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ende nuk po i marrin pagat me rritje, ani pse një rregullore ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në janar të këtij viti.
Arsyet e mos marrjes pagave me rritje dhe kompensimeve tjera, arsyetohen me mungesë të buxhetit.
Zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës thonë se buxheti i ndarë për këtë sektor sipas Ligjit për buxhetin i vitit 2020, është i pamjaftueshëm për të respektuar Rregulloren për paga të FSK-së.
“Arsyeja e mos-marrjes së pagave nga ana e pjesëtarëve të FSK-së sipas dispozitave të Rregullores për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është buxheti i pamjaftueshëm i ndarë sipas Ligjit të buxhetit 2020”, është shprehur për arbresh.info drejtori i Zyrës për Marrëdhënie më Publikun, nga Ministria e Mbrojtjes, Sefer Isufi.
Sa i përket kompensimit të pjesëtarëve të FSK-së, Isufi thotë se varet nga vlerësimi i Qeverisë në procesin e rishikimit të buxhetit.
“Kompensimi i pjesëtarëve në mënyrë retroaktive për pjesën e pagave sipas rregullores përkatëse varet nga vlerësimi në procesimin e rishikimit të buxhetit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
Tutje, Isufi bënë të ditur se rregullorja për pagat, shtesat në pagë dhe kompensimet e tjera për këtë ministri dhe FSK-në është përjashtuar nga ligji për pagat në sektorin publik.
“Rregullorja për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është përjashtuar nga Ligji Nr. 06/L-111 për pagat në sektorin publik, respektivisht sipas nenit 1.Pika 1.1, të ligjit përkatës”, ka thënë Isufi.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave për këtë çështje, mirëpo zyrtar të kësaj ministrie kanë sugjeruar që për këtë çështje të kontaktohen zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndryshe, më 17 dhjetor 2019 Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e saj të 115-të zhvilluar ka miratuar vendimet për ndarjen e mjeteve për kompensimin e shtesave për punën jashtë orarit për Policinë e Kosovës, rregulloren për shtesat për rrezikshmërinë për Policinë e Kosovës që do të hyjë në zbatim bashkë me Ligjin e Pagave dhe Rregulloren për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Këtë projekt-rregullore e kishte prezantuar ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Rrustem Berisha, i cili edhe e kishte kërkuar miratimin e saj.
Kjo projekt-rregullore siç kishte thënë ai, ka për qëllim rregullimin e pagave, shtesave mbi pagat dhe kompensimet tjera për të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK në përputhje me strukturën e gradave të organizimit të brendshëm brenda strukturës së ministrisë dhe FSK. /Arditë Shkodra/arbresh.info/
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin