Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë arsyetimit të Projektligjit para deputetëve tha se Qeveria ka propozuar që projektligji të procedohet në formën aktuale, pa reflektuar strukturën e re të Qeverisë, por se rishikimi do të bëhet brenda muajit.
Ai gjithashtu theksoi se ligji parashikon ndryshime në tabelat e buxhetit.
Murati bëri të ditur se të hyrat buxhetore për vitin 2026 janë 3.64 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve do të mbulohet me kredi apo deficit.
Ai njoftoi gjithashtu se paga e 13-të për punonjësit e administratës do të jepet në fillim të vitit.
“Buxheti i vitit 2026 ka kufirin e shpenzimit rreth 4 miliardë euro, të cilat ndahen në paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliard e 358 milionë euro, shpenzime kapitale 998.4 milionë euro dhe 100 milionë euro të tjera nga klauzola e investimeve. Deficiti mbulohet përmes huamarrjes ose granteve”, tha Murati.
Sipas tij përveç këtyre, është paraparë edhe rritja e përvojës së punës.
“Parashikohet rritja e Përvojës së punës nga 0.25% në 0.5% për vit për të gjitha vitet, shtyrja e hyrjes në fuqi të normës progresive për tatimin në pronë dhe përfshirja e pagës së 13-të për punonjësit e administratës”, tha Murati.
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...
Nuk ka më dosje “Epstein”/ Departamenti i Drejtësisë: I publ...
Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona...
Kurti: Do ta risjellim ligjin me çmime tavan, do ta frenojmë...
Kosova dhe Shqipëria riafirmojnë angazhimin në Bordin e Paqë...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani