Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në rrugën “Lordi Bajron” në Prishtinë, meqenëse i njëjti kishte sulmuar fizikisht me sëpatë një burrë tjetër.
Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit.
“Rr. Lordi Bajron, Prishtinë 04.03.2022-19:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të fortë (sëpatë) viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit. I dyshuari në mbikëqyrje policore është dërguar në tretman psikiatrik”, thuhet në raport./arbresh.info/
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...