Burrë e grua e bëjnë njëri-tjetrin për spital, në Gjilan

09:05 | 1 Prill 2021

Policia e Kosovë ka arrestuar burrin, por jo edhe gruan pasi i shkaktuan lëndime njëri-tjetrit gjatë një mosmarrëveshje.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, mbrëmjen e së martes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare ( të dashurën e tij) janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit”, thuhet në raportin e policisë.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rasti është duke u hetuar.”/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara