Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është dhe duhet të jetë prioriteti më i lartë strategjik në kuadër të prioriteteve nacionale.
Sipas tij, rruga e Kosovës drejt NATO-s, pavarësisht sa e sfiduar mund të jetë, është më e lehtë sesa ajo drejt BE-së, njofton Klan Kosova.
“Kjo, kryesisht, për shkak të qëndrimit të paqartë të BE-së rreth zgjerimit të saj, sikurse edhe për shkak të qartësisë më të madhe që ka NATO në domosdoshmërinë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Aleancës”.
“Konform rregullave të NATO-s dhe orientimit tonë strategjik, pra nga hapja e dialogut e deri te aderimi final, ky proces shtetëror kërkon implikim dhe angazhim konkret të institucioneve qendrore të vendit, të cilat janë pjesë e Komitetit Ndër-Ministror për integrim dhe anëtarësim në NATO”.
“Prandaj, kur Qeveria e tashme ka institucionalizuar këtë aspiratë, e ka bërë të qartë objektivin e Kosovës. Besoj se është shumë e vlefshme që institucionalizimi i aspiratës së Kosovës të vazhdojë së ekzistuari”.
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...